Olsi Bylyku flet për raportin e Lorencit me Keisin: Janë çift shumë i bukur
Olsi Bylyku prej vitesh gëzon një raport shoqëror të ngushtë me Lorenc Hasramën. Madje, ata kanë bërë edhe disa këngë bashkë.
Sot, aktori ka folur mbi lojën e Lorencit në “Big Brother” dhe është ndalur kryesisht te lidhja e tij me Keisin.
Në një intervistë në “E diell”, Olsi tha se në dijeninë e tij Lorenci është beqar dhe nuk është në një lidhje. Ndërsa përsa i përket lidhjes së tij me Keisin jashtë, Olsi u shpreh se as për këtë gjë nuk ka qenë në dijeni sepse ka qenë diçka private e Lorencit dhe nuk e kanë diskutuar asnjë herë.
“Ore inshallah rinisin dhe janë çift shumë i bukur, unë i kam shumë qejf. Inshallah arrijnë të jenë çift nëse Lori ka ndjenja dhe Keisi ka ndjenja. Unë ta thashë nuk kam ditur asnjë gjë në lidhje me marrëdhënien e Keisit me Lorin sepse ka qenë pjesë personale e tij dhe nuk është se kemi diskutuar kurrë për këtë pjesë.”-tha ai.