Olsi Bylyku feston ditëlindjen, shokët e urojnë me 100 role të tjera

Olsi Bylyku është një ndër aktorët më të ri të showbiz-it shqiptar, i cili ka vjedhur menjëherë zemrat e publikut shqiptar me batutat e tij. Karriera e tij filloi në ‘Portokalli’, por tani e shohim atë çdo të dielë në ‘Tv Klan’, në emisionin e njohur ‘BE coffee’, i cili drejtohet nga Olsi, Erion Isai dhe Bes Kallaku.

Olsi-Bylyku-2

Një pjesë të madhe të kohës djemtë e kalojnë pranë njëri-tjetrit dhe kjo do të thotë se tashmë ato kanë krijuar një miqësi të ngushtë. Ditën e sotme, Olsi feston ditëlindjen dhe dy kolegët e tij kanë vendosur ta urojnë me një dedikim në ‘Instagram’. “Olsi Bylyku vëllai im i vogël, vetja ime në moshën tënde, urime ditëlindjen, ke rrugë dhe karrierë të gjatë përpara. Zoti mbarë në gjithçka, përqafime. Edhe 100 role të tjera”, shkruan Besi krahas fotos me aktorin, ndërsa Erioni ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen! Qoftë jeta jote si talenti që zoti të ka falur… e pambarimtë, me peshë, shkëlqim dhe plot emocion. Je mik”. Kujtojmë se Olsi publikoi projektin e tij më të ri pak ditë më parë, dhe duket se është pritur shumë mirë nga publiku, shkruan Who.

Olsi-Bylyku-3