Olsi Bylyku e pranon publikisht lidhjen: ‘Jam i dashuruar!’ Ja kush është e dashura e tij
Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku ka pranuar në programin ‘BE Caffee’ pasditen e sotme se është shumë i dashuruar. Të ftuarit specialë për sot ishin, Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku të cilët u vendosën në siklet nga pyetja: Kush është më i dashuruar nga ju të dy? Mateus tha emrin e Anxhelës, ndërsa kjo e fundit e mohoi. Në këtë moment ndërhyn Olsi, i cili shprehet: “Ta them unë kush është më i dashuruar. Unë!”
Erioni nuk e la me kaq deklaratën e kolegut duke shtuar: “Ti je sefte, po e shijon.”
Kujtojmë se Olsi u fotografua për herë të parë pranë të dashurës së tij gjatë premierës së ‘2 gisht mjaltë’ dhe pak ditë më parë e konfirmoi lidhjen me postimin e një fotoje në ‘Instagramin’ e tij. Vajza quhet Egli dhe ka studiuar për kanto.