Olsi i “Big Brother” “show” në rrugë, del i zhveshur në mes të dëborës

Olsi Klosi, ish-banori i “Big Brother” është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media për shkak të stilit të tij të jetës dhe marrdhënieve me femrat. Ai e ka kthyer Instagramin në hapësirën ku jep mesazhe, dhe pret komente nga fansat. E ndërkohë që të gjithë sot u veshën pak më shumë se ditët e tjera për shijuar dëborën e parë në Tiranë, mënyra e Olsit për ta shijuar atë ishte në ekstremin e asaj që mund të keni imagjinuar. Ish-lojtari që mbahet për muskujt dhe tatuazhet në trup ka bërë “reality show” në rrugët e Tiranës, duke dalë i zhveshur në mes të dëborës. “E bardhë a jeshile”, ka shkruar ai në postimin e tij. Sa i takon jetës pas famëas, Olsi ka publikuar dhe trajlerin e filmit ku ka një rol.