Olivia Wilde reagon ndaj aludimeve për ndarjen nga aktori i njohur
Olivia Wilde më në fund po reagon ndaj thashethemeve se ajo la Jason Sudeikis për Harry Styles.
“Ideja që e lashë Jason për Harry-n është krejtësisht e pasaktë”, tha regjisorja e “Don’t Worry Darling” për Vanity Fair në kopertinën e saj të tetorit.
“Marrëdhënia jonë kishte përfunduar shumë kohë përpara se të takoja Harry-n,” vazhdoi Wilde. “Si çdo marrëdhënie që përfundon, ajo nuk përfundon brenda natës.”
Ish-çifti, i cili u fejua në vitin 2013,e gjatë izolimit kuptoi se lidhja “nuk ishte më e dobishme për djalin Otis, 8, dhe vajzën Daisy, 5 vjeç.
“Ne mund të jemi prindër më të mirë si miq që jetojnë në shtëpi të ndryshme,” u shpreh Olivia për botimin, duke kundërshtuar “narrativat dhe dramën e rreme” që rrethoi ndarjen e tyre që kur lajmet u publikuan në nëntor 2020.
“A nuk kanë kaluar mjaftueshëm fëmijët?” pyeti ajo.
Ndërsa është e paqartë se kur, saktësisht, raktorja dhe Styles filluan lidhjen, Page Six publikoi fotot e para duke bërë debutimin e tyre publik në dasmën e një miku të ngushtë në fillim të janarit 2021./Lapsi.al