Olivia Munn, shtatzënë për herë të parë
Olivia Munn është shtatzënë për herë të parë. Aktorja dhe partneri i saj, komediani John Mulaney do të bëhen prindër së shpejti dhe lajmin e bëri publik ky i fundit gjatë daljes në “Late Night”.
“Tani është shtator apo jo? Shtatorin e kaluar unë e mora të gjithin për t’u qetësuar dhe fillova të dal në tetor. U zhvendosa nga shtëpia ku jetoja me ish-gruan pastaj… Në pranverë shkova në Los Angeles ku takova dhe nisa të dal me një grua të mrekullueshme me emrin Olivia. Nisëm një lidhje që rezultoi perfekte me dikë të jashtëzakonshëm në krahë. Tani do të sjellim në jetë një bebe bashkë! Jam shumë nervoz tani që e jap lajmin, por do të bëhem baba! Jemi të dy shumë të lumtur.”
Partneri i aktores shtoi se ishte ajo dhe bebushi që e shpëtuan atë nga vetja dhe rrugëtimi i shërimit. Për lidhjen e Olivia-s dhe John u fol për herë të parë në maj të këtij viti dhe vetëm disa muaj më vonë, çifti po pret bebushin e parë. Ndryshe nga John, Olivia nuk ka publikuar ende asgjë në Instagram në lidhje me shtatzëninë.