Ola “i merr Muratin” Sindit pasi ajo u deklarua për të
Ola Zenelaj, konkurrentja më e re e Për’puthen, ka realizuar takimin e saj të parë me Muratin, i cili është transmetuar sot. Gjatë takimit dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjeterin dhe nuk munguan skenat romantike. Por, ky takim nuk është pritur aspak mirë nga Sindi, e cila akuzoi Olën se është futur me qëllime në emision. Sipas saj, Ola ka zgjedhur të hyjë mes saj dhe Muratit në mënyrë që të marrë famë.
Sakaq, Sindi u shpreh e zhgënjyer edhe nga Murati. Ajo tha se nuk e priste që ai të dorëzohej kaq shpejt para një femre dhe të binte pré e provokimeve të saj. Mirëpo, Murati tha se doli në takim me Olën pa pasur tërheqje ndaj saj, por më pas takimi shkoi mirë.
Nuk e dimë se si do vijojë marrëdhënia mes Sindit dhe Muratit, por situata sot u duk e ndërlikuar. Pak ditë më parë, Sindi u deklarua në emision vetëm për Muratin. Ajo tha se nëse marrëdhënia mes tyre nuk konsolidohet, atëherë do largohet nga emisioni. Nga ana tjetër, turku simpatik kërkoi kohë duke thënë se nuk është ende gati.