Okaaay, thuhet se Shakira ka një partner të ri!

Sipas zërave, Shakira mund të ketë gjetur një partner të ri në Miami. Mediat spanjolle thonë se Shakira është lidhur me një burrë misterioz nga Miami dhe se dyshja, ka qenë në kontakt për rreth 4 muaj.

Nuk dihen më shumë detaje për burrin në fjalë, por çka mund të thuhet me siguri: Nuk është Antonio de la Rua, këngëtari për të cilin, para pak kohësh, u përfol se ishte në një lidhje me kolumbianen.

Shakira është ndarë nga një lidhje 11-vjeçare me ish-futbollistin Gerard Piqué, e cili e tradhtoi me Clara Chia. Ajo e ka shprehur qartë mërinë dhe trishtimin e ndarjes në këngët apo intervistat e saj, ndërkohë që, Piqué, ka folur një herë për ndarjen e tyre, duke u shprehur se është shumë i lumtur me partneren e tij dhe se “bën çfarë do”.

Shak dhe Gerard kanë 2 djem: Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç).

Anabelmagazine