Oceana e këngës së famshme “Cry Cry Cry” koncert në Tiranë, ja ku do të këndojë
Debutuesja e këngës së famshme “Cry Cry Cry”, Oceana do të jetë e ftuara speciale e “Fusion” në Tiranë, në datat 2-3 shkurt. Këngëtarja 36 vjeçare, Oceana Mahlmann njihet për lëvrimin e muzikës soul, reggae, hip hop dhe funk. Karriera e saj soliste mori hov në vitin 2009 me hit-in “Cry Cry Cry”, nga albumi i saj debutues me titull “Love Supply”, mjaft i pëlqyer në tregun amerikan. Nisur nga fama dhe suksesi i saj, Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) e përzgjodhi për këngën zyrtare të UEFA 2012, “Summer Endless” për Kampionatin Evropian të Futbollit, një nga aktivitet më të mëdha sportive në botë. Natyrisht që shqiptarët e njohin Oceana-n, pasi për vite më radhë ka dominuar në toplist-at radiofonike.