“O Zot si burrë, sa e keqe je!”, Sara e Ledrit me një qetësi absolute i kthen përgjigjen epike
Sara Hoxha, partnerja e këngëtarit të njohur Ledri Vula është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria.
Por mesa duket Sara nuk u ka shpëtuar dot komenteve negative. Në një foto të publikuar së fundmi, Sara na ka treguar komentin e një prej ndjekëseve që i shkruante: “Sa e keqe je! O Zot, si burrë!”.
Sara vendosi t’i përgjigjej me një foto live të vetes, krah së cilës shkroi: “Ai që shan, shan veten”