“O jetë”- Bes Kallaku vendos në “skiklet” Xhensila Myrtezajn në përvjetorin e martesës, poston foton duke e “tradhtuar” me…
Bes Kallaku është një ndër aktorët më të njohur të humorit. Dhe batutat e tij nuk kanë munguar as në urimin që i kushtoi bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezajt në 3 vjetorin e martesës.
Ai postoi një foto nga xhirimet e klipit të dasmës, teksa puth një statujë, ndërsa këngëtarja e veshur me vello e shikon “e habitur”.
“Urime 3 vjetorin e martesës o jetë 😂 ♥️♥️♥️🌹”– shkroi Bes Kallaku në përshkrimin e fotos.
Ndërsa Xhensila Myrtezaj i komenton: “Paske pi i çikë o jetë…😂”
Ndërsa këngëtarja postoi disa foto nga dasma dhe shkroi: “01.09.2017 🥂 tre vite gëzim dhe dashuri.
“Ndërkohë as në urimin e Xhensila Myrtezajt nuk munguan batutat e aktorit.
“Ta gëzosh, në raste të tilla ta shpërblefsha 😂”– i komentoi ai.
Çifti kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare tre vite më parë. Ata janë prindër të një vajze, të quajtur Ajka.
/Panoramaplus.al