Nxehet situata mes 2 reperëve shqiptarë! Majk i bën diss të fort Don Xhonit (video)

Majk, pjesë e grupit “Babastars”, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku përmes një Freestyle, u ka bërë diss disa reperëve në vend.

Mes reperëve që Majk ka vendosur t’u bëjë diss është edhe Don Xhoni dhe fansat nuk janë përmbajtur në komente nga më të ndryshmet.

Duke qenë se Don Xhoni mori famë menjëherë, Majk i dedikoi vargjet: “Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”

Disi për famën e shpejtë të reperit vijon: “Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”

Më tej ai e ak ùzon për përdorim të autotune duke thënë: “Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”

Kujtojmë që Don Xhoni vjet i bëri diss Getoarit dhe Majkut duke thënë “Tik e ble kerr, unë vil n’pandemi”, referuar këngës së dyshes ku thonin “Pak me desht e blen një audi n’pandemi…”.

Don Xhoni nuk ka reaguar ende ndaj diss-it të fundit, por pa frikë mund të themi që një kònf likt i ri sapo ka filluar mes reperëve. /Gottanews.tv