Nxehet fushata zgjedhore në SHBA, Trump: Jam më i bukur se Kamala Harris!

Fushata zgjedhore presidenciale vijon në SHBA, me kandidatët që mbajnë takime intensive në shtete të ndryshme. 

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më interesante por edhe të çuditshme duken gjërat që thuhen në këto takime, veçanërisht ato që dalin nga goja e Donald Trump.

Së fundmi, kandidati i Republikanëve, i ka shpjeguar mbështetësve të tij, se është më i bukur se kandidatja demokrate, Kamala Harris, pra edhe në këtë aspekt ai ka një avantazh!

Video u bë shumë shpejt virale duke u shpërndarë në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.

“Ajo është një grua shumë e bukur, por unë ju them se jam më i bukur! Unë jam një person më i bukur se Kamala!”, thotë Trump, ndërkohë që mbështetësit e tij brohorasin.

VIDEO: 

tpz.al