Nusret sërish në telashe, denoncohet për videon e publikuar në rrjetet sociale
Një nga shefat e kuzhinës më të famshëm në botë, Nusret Gokçe aka “Salt Bae”, po hetohet nga policia në Dubai, pas një video që ka publikuar në rrjetet sociale.
Në fakt ai është i njohur për videot që poston në këto rrjete, ku vetëm në Instagram numëron 33 milionë ndjekës, madje kujtojmë që pak kohë më parë njëri prej postimeve shkaktoi debat të madh edhe në Shqipëri.
Gjithsesi, hetimi ndaj shefit ka nisur pasi një ndjekëse e Nusret është ankuar se në njërën prej video-ve, mund të dallosh pjesët intime të tij. Menjëherë pas këtij denoncimi policia e Dubait, ku ndodhet dhe restoranti më i famshëm i Nusret, ka nisur hetinet dhe pritet të marrë masa ndaj tij.
Për denoncuesen, shpërndarja e një video të tillë tek 33 milionë ndjekës është “Shkelje e moralit njerëzor”. Ajo pretendon se në video duket Nusret që hidhet në shtrat dhe i duket organi gjenital. Bëhet fjalë për një video që është fshirë nga rrjetet, nga ku është shkëptur kjo foto:
Kujtojmë se shefi i kuzhinës dhe biznesmeni ishte në telashe pak muaj më parë, për shkak se restoranti i tij në SHBA theu rregullat e Covid-19 dhe u mbyll.
/News31
Burimi: Hurryiet