
Nusja ujë e sapun Meghan Markle, mësoni shumën marramendëse që ka shpenzuar
Nusja mbretërore Meghan Markle u komentua jashtë mase pas paraqitjes së saj në dasmë, ku u celebrua me Princ Harry. Të gjithë komentuan dhe e konsideruan grimin të lehtë dhe fustanin e thjeshtë, por e vërteta qëndron ndryshe. Që ajo të kishte atë pamje ujë e sapun janë shpenzuar plot 18.000 e 431 dollarë, përfshirë edhe rregullimin e flokëve. Sa i takon kostos së lartë të dasmës, Vogue shkruan se vetëm për veshjet e shoqërueseve të nuses e dhëndrit janë shpenzuar afër 30 mijë dollarë, ndërsa muaji i mjaltit do i kushtojë çiftit 221,172 mijë dollarë.
