Nusja modele do e bëjë gjyshe, Zonja Tefta vendos të largohet nga ekrani

Për 14 vitesh me rradhë ajo na ka shoqëruar me emisionet e saj të gatimit, në ekranin shqiptar. Tefta Panagoja, e njohur ndryshe si “zonja Tefta” është shprehur sot se daljeve të saj në ekran u ka ardhur fundi. “Kam 70 vite mbi kurriz. 14 vite me këtë emision, me shumë pasion, me shumë përkushtim, me shumë mirënjohje për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kështu që vjen dita që duhet të lësh stafetën. Duhet të jem nën kujdesin e bebit që më vjen së shpejti”, tha ajo gjatë puntatës së sotme të emisionit “Rreze dielli”. Ajo gjithashtu shtoi se pikërisht nesër do të jetë dita e fundit e daljes së saj në ekran. Tefta e filloi karrierën e saj të gjatë me emisionit e parë të gatimit tek “Telenorba” dhe që atëherë ju përkushtua kulinarisë dhe ndau me publikun shqiptar recetat e shumëllojshme të gatimeve të saj. Kujtojmë që Tefta ështe themeluesja e kompanisë së modelingun “Grace Models”, Greiss Petrovic, e cila pret të bëhet nënë për here të parë.