Nusja dhe dhëndri i vënë flakën vetes, të ftuarit mbeten pa fjalë
Një çift i porsamartuar dogjën veten e tyre pasi po përpiqeshin të realizonin një dalje të veçantë nga ceremonia e dasmës së tyre këtë javë. Kate Dye, fotografja e dasmës tha se zakonisht çiftet largohen nga ceremonia teksa të ftuarit iu hedhin oriz ose karamele por dyshja Gabe Jessop dhe Ambyr Bambyr vendosën të bënin diçka të re. Pas mbarimit të ceremonisë ata u larguan duke djegur veten e tyre pasi Ambyr mbante në dorë një buqetë me lule që po digjeshin dhe flakët përhapeshin shpejt mbi shpinën e saj dhe të dhëndrit. Teksa ecnin ata përshëndesnin të ftuarit e pranishëm që mbetën të habitur nga kjo gjë e cila zgjati deri sa në një moment çifti u ul nê tokë dhe njerëzit filluan të shuajnë zjarrin me bidona.
Por fotografja e dasmës tha se çifti janë aktorë të Hollywood-it dhe janë të trajnuar mirë për këto gjëra. Flokët e nuses u dogjën gjatë këtij marifeti por sipas tê afërmve ajo dhe dhëndri ishin lyer me një xhel kundër djegies së flokëve dhe fytyrës, ndërsa nusja kishte vendosur paruke në kokë.