NUSE ME PANTALLONA/ Çifti i famshëm i jep fund beqarisë, martohet në Las Vegas

Urime zonjës dhe zotit Jonas!

Pas ndarjes së çmimeve në Billboard Music mbrëmjen e së mërkurës, ku Jonas Brothers performuan në një ceremoni për herë të parë pas bashkimit, Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në një ceremoni të befasishme në Las Vegas.

Sophie-Turner-2

Ceremonia, e cila u dokumentua në Instagram live nga DJ-i i njohur Diplo, u zyrtarizua nga një interpretues i veshur si Elvis, në një kishë në Chapel L’Amour.

Një burim konfirmoi për “People” se dasma ishte e ligjshme dhe jo një shaka siç ndodh rëndom në Vegas.

Sophie-Turner-4

Përveç Diplo-s, disa yje që kishin marrë pjesë në Billboard Music Awards më herët në mbrëmje, ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni, përfshi këtu Khalid.

Turner, 22 vjeç, e veshur me një jumpsuit të bardhë (pra pantallona), eci drejt altarit me vellon e saj të gjatë ndërkohë që Dan Shay këndonte hitin “Speechless” në mënyrë akustike.

Joe, 29 vjeç, dhe vëllezërit e tij Nick dhe Kevin, që ishin shoqëruesit e dhëndrit, qëndronin krah për krah në altar duke pritur nusen, të veshur me kostume gri.

Sophie-Turner-3

Sophie dhe Joe nisën të dilnin bashkë në nëntor të vitit 2016, pasi Joe i shkroi një mesazh në Instagram aktores, pas disa sugjerimeve që kishin pasur nga miqtë e përbashkët.

Kjo besohet të mos jetë dasma e fundit që bën çifti, pasi më herët u përfol se do të kishte një të tillë në verë.

“Ne do të martohemi këtë vit. Do të bëjmë një martesë verore”, tha 29-vjeçari në një intervistë në mars.

Sophie-Turner-5

“Unë mezi po pres të ndodhë. Do të jetë shumë qejf. Do të organizojmë një lojë regbi në dasmë dhe futboll. Pra, nëse të gjithë shoqëruesit e dhëndrit do të shfaqen me sy të nxirë dhe krahë të thyer, unë do të jem shumë krenar”, shtoi ai.