Nuse në jetë apo film? Aktorja turke bën lëmsh fansat

Alize Gördüm e njohur në rolin e Gamze në serialin “Nënë” është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar momente interesante nga jeta e saj private, por edhe nga ajo profesionale. Ajo ka të publikuar disa fotografi në Instagram, shumica e të cilave janë bardh e zi, në një prej të cilave shfaqet nuse me vello të bardhë. Alize Gordum, u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e Gamzes. Ajo me talentin e saj arriti që për një kohë të shkurtër të marrë vëmendjen e shumë mediave, duke u shndërruar në një yll i serialve televizive. Përveç se është e angazhuar në seriale të mëdha turke, ajo luan edhe në shfaqje teatrale. Ajo konsiderohet aktorja që di t’i intepretojë shumë mirë të gjitha rolet që që i ofrohen nga regjosorët. Një i tillë ishte është dhe ai i nuses me të bardha, që duket se i shkon shumë. Fansat vazhdojnë të pyesin nëse është bërë nuse në film apo në jetë. /Story.al/