Numri i burrave të vetmuar dhe beqarë sa vjen e rritet: Pse?

Burrat e rinj dhe të moshës së mesme janë më të vetmuarit që kanë qenë ndonjëherë në breza dhe ndoshta situata të përkeqësohet.

Gjatë 30 viteve të fundit, burrat janë bërë një pjesë më e madhe e një grupi në rritje të beqarëve afatgjatë. Dhe ndërsa gjthnjë predikohet se ju nuk keni nevojë të jeni në një lidhje për të qenë të lumtur, burrat zakonisht janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm kur kanë një partner/e.

Këtu janë tre tendenca të gjera në peizazhin e marrëdhënieve që sugjerojnë se burrat heteroseksualë kanë një rrugë të vështirë përpara:

Aplikacionet e njohjeve. Pavarësisht nëse sapo keni filluar të dilni ose jeni divorcuar së fundmi dhe jeni duke dalë sërish, aplikacionet e takimeve janë një shtytës i madh i lidhjeve të reja romantike, të paktën në Shtetet e Bashkuara. Problemi i vetëm është se mbi 62% e përdoruesve janë burra dhe shumë gra janë të mbingarkuara me sa shumë opsione kanë. Konkurrenca me takimet dhe njohjet në internet është e ashpër.

Standardet e marrëdhënieve. Me kaq shumë opsione, nuk është për t’u habitur që gratë janë gjithnjë e më selektive. Vajzat dhe gratë e moshës 25 deri në 45 vjeç preferojnë burra që janë emocionalisht të disponueshëm, komunikues të mirë dhe ndajnë vlera të ngjashme.

Deficitet e aftësive. Për meshkujt, kjo do të thotë një hendek në aftësitë e marrëdhënieve që, nëse nuk adresohet, ka të ngjarë të çojë në më pak mundësi takimesh, më pak durim për aftësi të dobëta komunikimi dhe periudha më të gjata të të qenit beqar.

Ndërsa ndoshta nuk ka asnjë shans për të frenuar valën në rritje të beqarëve, ka sidoqoftë një lajm të mirë.

Algoritmet po bëhen gjithnjë e më komplekse në aplikacionet e njohjeve dhe platformat e tjera në internet. Një përfitim është se kombinimet e shkëlqyera (matches) janë në rritje.

Si mund të përfitojnë burrat nga këto algoritme aplikacionesh?

Përmirësoni aftësitë tuaja komunikuese. Për këtë mund të punoni edhe me një terapist, për të adresuar hendekun e aftësive tuaja, duke përmirësuar veten edhe në aspektin e shëndetit mendor. Kjo do të thotë të vlerësosh botën tënde të brendshme dhe të respektosh mjaftueshëm idetë e tua për t’i komunikuar ato në mënyrë efektive.

Shiheni intimitetin, romancën dhe lidhjen emocionale si të denja për kohën dhe përpjekjen tënde.

Ka të ngjarë që disa nga këto romanca të jenë transformuese dhe shëruese, duke ndërprerë traumat e brezave dhe duke krijuar një kulturë të re admirimi dhe dashurie.

Burrat kanë një rol kyç në këtë transformim, por vetëm nëse shkojnë “all-in”. Do të duhet ai lloj përkushtimi ndaj vetes, ndaj shëndetit të tyre mendor, ndaj llojit të dashurisë që duan të gjenerojnë në këtë botë. A do të rritemi?

Burimi: Psychology Today

Anabelmagazine