Numri 1 në botë, Elton Ilirjani mban kurorën si “LGBTQ+ influencer”

Aktualisht numëron 11.1 milion ndjekës në “Instagram” dhe mban kuroren si influencuesi numër një i çështjeve LGBTQ+ në botë.

Elton Ilirjani nuk është një emër i panjohur për botën dhe shifrat flasin vetë. Pas një kërkimi në faqet e specializuara për të llogaritur ndjekësit dhe algoritmin në platformën “Instagram”, ky i fundit rezulton numri një si personazhi më i ndjekur, duke lënë pas Jonathan Van Ness me 5.7 milion ndjekës në vend të dyte dhe Karamo në vend të tretë me 2.8 milion ndjekës.

Ilirjani, së fundmi ka tundur botën e modës dhe pasarelave me disa dalje të bujshme në New York Fashion Week dhe Seoul Fashion Week.

Gjithashtu, ai nuk rresht së publikuari video ekstravagante me veshje të brand-eve të njohura, duke i kthyer ato trend dhe duke shtuar kështu gjithnjë e më tepër bazën e fansave online.

Top Channel