“Nuk vishem ekstravagante, nuk dal në klube”- Almeda Abazi tregon sa xheloz është Tolgahan
Almeda Abazi është në një marrëdhënie të lumtur me aktorin turk Tolgahan Sayisman. Ata kurorëzuan dashurinë në martesë 3 vite më parë, ndërkohë që janë prindër të një djali. E ftuar në “Ditë e Re” me Arjola Shehun, Almeda ka folur më shumë për lidhjen e tyre dhe nuk mungoi tema e xhelozisë.
Ndryshe nga shumë çifte që e shohin si problematike mes tyre, ajo ka treguar se për ta çdo gjë është në rregull dhe nuk i japin shkasë njëri-tjetrit që të bëhen xhelozë. Pavarësisht punës që bëjnë, Almeda ka treguar se ndonëse ndodh të jetë xheloze, nuk e kalon asnjëherë limitin. Po Tolgahan?
“Tolgahan nuk ka patur shkak që të bëhet xheloz, sepse s’jam tip që kam qejf ta bëj xheloz dhe nuk e çoj deri në atë pikë. Unë nuk vishem ekstravagante, kështu që nuk ka pse të bëhet xheloz nga veshja. Nuk jam tip që jam gjithë kohës jashtë, në klube me shoqet, kështu që nuk ka pse bëhet xheloz kur unë dal. S’jam tip që më luajnë sytë sa andej këtej. Jam shumë njeri i mbyllur me familjen, me jetën time. Kam atë rrethin tim, ai e di shumë mirë këtë gjë dhe është rehat në këtë aspekt.”