“Nuk vëren më asgjë”/ Videoja që ‘tregon’ se Ledri Vula ka humbur interesin ndaj Sara Hoxhës
TikTok-u përveç videove të shumta me kërcime e rrengje, duket se shërben edhe si një ‘guidë’ për çiftet. Një nga ‘sound-et’ më virale të këtij aplikacioni është ai që tregon 4 gjërat që një burrë bën kur fillon të humbasë interesin e tij ndaj partneres.
Trendi viral i ka rënë në sy edhe partneres së Ledri Vulës, Sara Hoxha, e cila ka realizuar një video teksa ndodhet në shtrat me të. “Katër gjërat që një burrë bën kur humbet interesin”- nis videoja që menjëherë mori vëmendjen e reperit i cili po shihte diçka në telefonin e tij.
Ai sheh nga telefoni i Sarës, teksa videoja vazhdon: “Ai kalon më shumë kohë në telefon kur është me ty. Nuk të pyet kurrë që të dilni, zakonet e tua e mërzisin dhe ata nuk vënë re asgjë rreth teje”. Duke qeshur, Ledri ngrihet nga shtrati dhe largohet. Si duket ai nuk ka rënë dakord aspak me këtë dhe nuk ka dashur të vijojë.
Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Lidhja e tyre u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar.
Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.
Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.
Brenda pak kohësh Sara fitoi shumë popullaritet dhe numëron mbi 400 mijë ndjekës në Instagram. Ajo ndan në këtë rrjet sociale foto e video të ndryshme jo vetëm me familjen e saj por edhe gjëra që lidhen me mënyrën e jetesës. Pavarësisht kuriozitetit të madh të njerëzve, ajo nuk është shfaqur asnjëherë në asnjë intervistë duke zgjedhur rrjetet sociale si urën e vetme lidhëse me ndjekësit.