“Nuk vdiq nga kanceri, e helmuan”: Del e vërteta e vdekjes së Pablo Nerudës!
Familja e poetit dhe politikanit kilian Pablo Neruda, i cili ndërroi jetë në vitin 1973- zyrtarisht si pasojë e kancerit të avancuar të prostates- thotë se ai në fakt u helmua nga “agjentët shtetërorë”. Rodolfo Reyes, avokat dhe nip i shkrimtarit, ka rrëfyer se një “sasi e madhe clostridium botulinum” u gjet në trupin e Nerudës, një patogjen i aftë për të shkaktuar botulizëm, sëmundje e shkaktuar nga një toksinë që sulmon nervat e trupit. “Mund ta them me siguri sepse i njoh raportet e lëshuara. E them këtë si avokat dhe si nip, me shumë përgjegjësi. Gjyqtarja nuk mund ta vërë në dukje ende, sepse ajo duhet të ketë të gjitha informacionet”, tha Reyes për “El País”. “Kjo është ajo që ne prisnim, sepse paneli i vitit 2017 kishte gjetur tashmë Clostridium botulinum. Por, nuk dihej nëse ishte endogjen apo ekzogjen. Kjo do të thotë, nëse ishte e brendshme ose e jashtme. Dhe tani është verifikuar se ka qenë endogjen dhe është injektuar”, theksoi ai.
Fituesi Nobelit të Letërsisë vdiq më 23 shtator 1973 në klinikën Santa María në Santiago, vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit që përmbysi Presidentin e atëhershëm Salvador Allende dhe e la vendin në duart e Augusto Pinochet. Për 40 vjet, shkaku zyrtar i vdekjes së tij ka qenë kanceri metastatik i prostatës, por ish-shoferi i tij, Manuel Araya, insistonte që Neruda ishte helmuar.
Në 2017-tën, një grup mjekësh ligjore u bënë bashkë duke insistuar se Laureati i Nobelit nuk vdiq nga kanceri, siç u raportua fillimisht, gjë që hap mundësinë për hipoteza të tjera. Vetëm nipi i Nerudës ka dhënë detaje për rezultatet e analizave të kryera nga një trupë ekspertësh ndërkombëtarë, ndonëse pritet që të gjitha rezultatet të publikohen këtë të mërkurë, kur raporti t’i dorëzohet gjyqtares Paola Plaza.
Hetimet kanë vazhduar për më shumë se 10 vjet nën sistemin e vjetër të drejtësisë kilian, i cili mban i mban të fsheha të dhënat e Nerudës, ashtu sic bën edhe me shumë dosje të tjera të lidhura me shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut gjatë diktaturës së Pinochetit.