Nuk u shfaq në ekran, Isli Islami zbulon arsyen e rëndësishme që fshihet pas mungesës së tij
Prej dy ditësh, Isli Islami nuk është më i pranishëm në emisionin që drejton çdo mëngjes bashkë me Ori Nebijaj, “Wake Up”.
Moderatori ka zbuluar arsyen e rëndësishme pse nuk është shfaqur në ekran.
Ai ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe se i duhet të qëndrojë në shtëpi i izoluar për disa ditë.
Gjatë një videoje live në rrjete sociale, moderatori zbuloi se përveç tij, është infektuar edhe e ëma, me të cilën jeton në një shtëpi.
Isli tregoi se simptomat e para për të ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën.
Ndërkohë, një javë më parë, ai ishte “arratisur” drejt maleve dhe borës, për të shijuar disa ditë pushimi nën shoqërinë e disa miqve.