“Nuk u ndjeva mirë”/ Humbi ndjenjat në emision, ish-fituesi i “Big Brother” zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e djeshme për “Waazup”, Vesli zbuloi se nuk do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” apo e ndonjë formati tjetër të ngjashëm. Mirëpo, gjatë bisedës, atij iu kërkua të çohej për të shkuar në një tjetër kënd, në mënyrë që të realizonte një lojë.

Pasi bëri disa hapa, Veseli filloi të mos ndihej mirë e brenda pak sekondash u rrëzua në tokë, duke humbur ndjenjat. Në video shihen dy djemtë që i afrohen për t’i dhënë menjëherë ndihmën e parë, por Kurtishaj nuk përmendet.

Shoqni e familjarë, më falni shumë që ju kam shqetësu. Ke vetëm një moment që s’u ndjeva mirë. Jam mirë, falemindërit shumë për interesimin”, sqaroi Veseli, duke i qetësuar të gjithë njerëzit.