“Nuk u martova prapë sepse nuk doja të rrisja vajzën me një burrë tjetër. Iu përkushtova punës”
Egzona nuk e harron dot rolin e gazetares edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ndërsa rrinë shtrirë në dhomën e gjumit, afër me Monikën, ajo e pyet “pse nuk u martove përsëri”.
Nuk u martova sepse nuk doja te rrisja Tean, (vajzën e saj) me dikë tjetër, përgjigjet Monika. Iu përkushtova shumë punës dhe iu përkushtova shumë vajzës time, vazhdon ajo.
Ndoshta edhe pse nuk doli ndonjë njeri që…një njeri që ishte “i hajrit” ndoshta ka dashur të mbyllë mendimin e saj. Isha e dashuruar me profesionin tim, por aty kam marrë shumë grushta, thotë Monika.
Të shumta komentet në këtë video “rrëfim”, si pozitive ashtu edhe negative. Ka nga ata që qeshin duke thënë “eh çtë bën nominimi”, nga ata që e shajnë sepse janë fansa të Ilirit. Ka edhe nga ata që e mbështesin duke e inkurajuar.
Qëndrimi brenda shtëpisë së Big Brother të vë në qendër të vëmendjes, në sytë e të gjithë njerëzve, të njohur dhe të panjohur. “Po hyre në vallë do kërcesh”, thotë populli por banorët e kanë marrë parasysh këtë gjë para se të futeshin në atë shtëpi.
Shumë prej tyre po gjykohen për gjërat që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në jetë, fundja ky është formati dhe ata vet e ushqejnë këtë format me detajet personale që tregojnë. Kjo ndodh në çdo Big Brother edhe nëpër botë.
View this post on Instagram