“Nuk të dua dot më pak”, Flori Mumajesi rikthehet në “Kënga Magjike” me këngë dashurie

Pa energji elektrike dhe në kushte të vështira pune, kantautori i njohur shqiptar e ka regjistruar këngën me të cilën këtë vit konkurron në festivalin “Kënga Magjike”. Këngëtari Flori Mumajesi ka kohë që e ka paralajmëruar pjesëmarrjen megjithatë, lajmi se kur do prezantohej s’ishte bërë i ditur, shkruan Prive. Është miku i tij Klajdi Haruni ai që ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video, në të cilën shihet duke e ndezur gjeneratorin e studios për të vazhduar punën. Kënga me të cilën Flori këtë javë prezantohet në “Kënga Magjike” titullohet “Nuk të dua dot më pak”, ndërsa këngëtari rikthehet në festival pas vitit 2015-të ku mori pjesë me këngën “Me fjalë të vogla”.

View this post on Instagram

Te dielen… @iamflorimumajesi

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni) on