Nuk shfaqen shpesh bashkë, Irma Libohova poston foto me motrat dhe mbesat
U tha se kishin përçarje mes njëra- tjetrës, por Irma dhe Eranda Libohova me postimet dhe angazhimet e fundit duket se janë më pranë se kurrë së bashku.
Përmes një postimi në instagram, Irma ka shpërndarë me ndjekësit një foto duke darkuar këtë mbrëmje me motrat, Erandën dhe Shqiponjën, ku kjo e fundit, vonë është bërë e njohur për publikun. Dhe gjithashtu me to kanë qenë edhe mbesat e saj Noah, Ina dhe Eva.
Shqiponja Turdiu është motra që vetë Irma e ka shfaqur në rrjete sociale para disa kohësh, por e kemi parë që ajo i shoqëron të dy artistet në angazhimet e tyre muzikore, si në rastin e “Këngë Moj” në Vizion Plus kur Irma dhe Eranda performuan së bashku.
living.al