Nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin, ja çiftet e famshëm shqiptarë që u ribashkuan pas ndarjes

Çdo çift ka përjetuar krizë në marrëdhënien e tyre e ndonjëherë kjo periudhë çon deri në ndarje. Kemi dëgjuar shpesh për ndarje në showbizin shqiptar, por ka edhe raste ribashkimi. Këto raste janë të rralla, por na kanë bërë të besojmë se dashuria mes këtyre çifteve është e vërtetë. Ndarja për ta nuk ka qenë zgjidhje, e kanë kuptuar shpejt këtë dhe janë ribashkuar. Le të shikojmë më poshtë çiftet që janë ndarë e janë ribashkuar më pas.

Ciftet-2

Stine dhe Graciela – Çifti simpatik u ndanë 1 vit më parë pas shumë vitesh bashkë. Lajmin e bëri të ditur Stine me një postim në Instagram ku shprehej se gjërat nuk shkuan siç ata mendonin dhe e falenderonte Gracielën për kohën që kaluan së bashku. Pas gati 1 viti, Stine dhe Graciela janë ribashkuar. Së fundmi ata u shfaqën bashkë në emisionin “Shiko kush luan” dhe deklaruan se janë bashkë e shumë të lumtur. Kujtojmë që Stine e Graciela janë prindër të një vajze me emrin Estia.

Ciftet-3

Xheni dhe Benardi – Çifti i “Big Brother” ishin shumë të komentuar pas daljes nga shtëpia e famshme, por pak më vonë nisën thashethemet e ndarjes së tyre. Ata e konfirmuan këtë ndarje duke vazhduar jetën në drejtime të ndryshme. Mirëpo Xheni e Benardi kanë kuptuar se nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin dhe së fundmi janë ribashkuar. Këtë e bëri të ditur Xheni këtë Vit Të Ri duke postuar foto me Benardin e duke dhënë lajmin e bukur se janë bashkë.

Ciftet-4

Zaimina dhe Klodi kanë një histori të veçantë dashurie. Zaimina u dashurua me Klodin kur ishte shumë e re në moshë dhe gjatë këtyre viteve kanë pasur ndarje, të paktën kështu kanë raportuar mediat. Megjithatë ata në çdo rast i kanë kaluar pengesat gjatë rrugës dhe sot janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrin dhe kanë ndërtuar familjen e tyre. Si fryt të lidhjes së tyre, Zaimina dhe Klodi kanë sjellë në jetë një vajzë me emrin Khloe dhe në të ardhmen duan ta shtojnë familjen me më shumë fëmijë.

Ciftet-5

Afrona dhe Blero kanë pasur gjithashtu ulje e ngritje në lidhjen e tyre që ka çuar edhe në ndarje. Mirëpo kjo ndarje e bëri çiftin të kuptojë që nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin dhe u ribashkuan. “Asnjë lidhje nuk është perfekte. Ata që i kalojnë të gjitha, janë vërtet të dashuruar”-shkruante Afrona dikur. Sot çifti janë të martuar dhe më të lumtur se kurrë./revistawho.com