Nuk rezistoi dot më, Shkurte Gashi publikon për herë të parë të birin (foto)

Në dhjetor të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Mal. Që nga lindja e deri sot, artistja ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë portretin e të birit.

Mirëpo, sot, Shkurte i ka surprizuar të gjithë, pasi ka publikuar një fotografi të bukur familjare, në të cilin shihet me burrin, Albertin dhe djalin. Çifti shihen të lumtur pranë vogëlushit.

Sa i përket karrierës muzikore, “Jetën tane” është projekti i fundit muzikor i artistes, në bashkëpunim me Brunon. Kënga është publikuar në tetor të vitit 2019 dhe deri tani në Youtube ka arritur rreth 27 milionë klikime.