“Nuk quhet Kombëtare vetëm kur luan”, Cikalleshi: E ardhmja? Kam dhe një vit kontratë me Koniasporin, por…

Sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi në prononcimin për mediat në prag të dy sfidave që Shqipëria do të luajë ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, foli për gjendjen aktuale të skuadrës, për formën e tij, për skemat e trajnerit Reja dhe gjeti rastin të tregonte dhe disa detaje në lidhje me sezonin e kaluar tek turqit e Koniasporit.

Ndeshja: ’’Duke parë sezonin e gjatë prej pandemisë dhe ndeshjet e ngjeshura ka qenë një sezon i gjatë për të gjithë, por tani ka kaluar dhe jemi fokusuar te ndeshjet e Kombëtares. Sigurisht që ne nuk i konsiderojmë si miqësorë por ne do të provojmë veten përpara provës së zjarrit që kemi në shtator. Janë dy ekipe që kanë shkuar në Europian dhe janë të nivelit me kundërshtarët që kemi në grup. Ne do provojmë veten dhe bashke me trajnerin do mundohemi të bëjmë më të mirën’’.

Rëndësia: ‘’Ndodhemi në një moment delikat, vijmë nga Liga e Kombeve ku patëm një sukses dhe dolëm të parët tani kemi provën tjetër më të madhe. Tani jemi të fokusuar dhe nuk i cilësojmë si ndeshje miqësore’’.

Skema: ‘’Skemat i përkasin trajnerit ai e di më mirë dhe bë zgjedhjet më të mira në bazë të kontingjentin që ka. Skema jonë është 3-5-2 sepse kemi luajtur shumë ndeshje dhe ndaj Anglisë, nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime por lojtarët duhet të japin më të mirën’’.

Rëndësia: ‘’Patjetër që çdo ndeshje është e rëndësishme pavarësisht kundërshtarit dhe rëndësisë së ndeshjes, për mua dhe çdo lojtar këto ndeshje janë shumë të rëndësishme, Sokoli dhe të tjerët janë të gatshëm dhe kur luajnë dhe ku nuk luajnë, Kombëtare nuk është vetëm kur luan. Un jam këtu gati, për të shënuar dhe për të ndihmuar skuadrën tani të shohim’’.

Kundërshtari: ‘’Nuk dua të them që Uellsi është skuadër e lehet, sepse është skuadër që ka shkuar në Europian dhe është në një nivel me kundërshtarët që do të kemi përballë në shtator. Për momentin ndodhet më lart se ne dhe jemi koshinet, por duhet të jemi të përqendruar. Përqendrimi dhe saktësia përballë këtyre kundërshtarëve na bënë neve më qëndrueshëm në vazhdim’’.

E ardhmja: ”Kam dhe një vit kontratë me Koniaspor, kam mbyll një sezon të mirë, do ta respektoj kontratën deri në fund. Në qofte se ka ndonjë opsion të mirë normal do ta shqyrtoj deri në fund, deri tani është herët për të folur për transferta, dua të bëj më të mirën me Kombëtaren, pastaj kemi disa pushime, por jam me këmbë në tokë, jam i qetë. Në momentin që vijnë gjëra më të mira do ta shqyrtoj patjetër’’.

PANORAMASPORT.AL