“Nuk qeshnin dhe nuk loznin”/ Mësueset flasin për sjelljen e Anisës dhe Blertës në shkollë, ndryshimi që kishin nga shoqet e tyre të klasës
Mësueset e motrave Josifi, të cilat bashkë me të ëmën, Zhaneta sollën hororin në Kombinat, ngjarje që do të mbahet mend gjatë, kanë folur për sjelljen e vajzave në shkollë. Të ftuara në studion e “Shqipëria live”, mësuese Luljeta dhe mësuese Elona treguan se Anisa dhe Bkerta ishin shumë të urta në shkollë, dhe nuk loznin e qeshnin si të gjitha shoqet e tyre.
Ato treguan më tej se dy vajzat që tronditën Shqipërinë mbarë me historinë e tyre, ishin ndryshe nga shoqet e tyre.
Ndërsa, babai i vajzave, sipas mësueseve në fjalë, një ish-mësues me profesion, ishte një person mjaft i respektuar në qytetin e Përmetit.
“I njoh që të dyja vajzat, Blerta ka mbaruar në 2005-ën, i mbaroi të katërta vitet këtu te ne. Ndërsa Anisa ka mbaruar vetëm 2 vite dhe prej andej është larguar për në Tiranë. Jam tronditur shumë, kam kaluar në gjendje shoku. Kisha shumë respekt për të ëmën e vajzave dhe për vetë vajzat, për vetë familjen nga rridhte, ishin vajza shumë të mira. E ëma shiste në treg, kisha kontakt me të, thjesht si qytetare. Njihja babanë e tyre, sepse ishte pak a shumë moshatar me mua. Ka qenë njeri i respektuar dhe i nderuar në qytetin tonë. Jo nuk ka punuar, sepse ai kishte vite që kishte pësuar trombozën në krahë dhe nga kjo ai ka përjetuar traumë si person,”- u shpreh mësuese Luljeta.
“Po mesa mbaj mend, sepse të dyja vajzat i kam fytyra të njohura, për Anisën e kam pasur nxënëse. Ajo që mbaj mend është vajza të sjellshme, të rregullta, shembullore të qeta, vajza korrekte dhe me dëshirë për të mësuar. Nuk e kam ditur këtë pjesën e sektet fetare. Ishin korrekte si fëmijët e tjerë. Ishin vajza të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri, jo që të qeshnin e të luanin shumë si të gjithë të tjerët,”– vijoi mësuese Elona.
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik, ku në pallatin parafabrikat në Kombinat, u gjetën dy trupat e vdekur të Zhaneta dhe Anisa Josifit (nënë e bijë).
Në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, për të cilat ende vijojnë hetimet për të gjetur se kujt sekti fetar i përkiste familja Josifi.
Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshmia e saj pritet të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
(f.m/dosja.al)