Nuk pritej, Faton Shoshi flet pas performancës së Era Istrefit në Botëror


Faton Shoshi, ish-menaxheri i këngëtares shqiptare që perfomoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, Era Istrefit, është shprehur krenar me paraqitjen e këngëtares 24-vjeçare në finalen e Botërorit të Futbollit. Në një prononcim për Insajderin, Shoshi ka thënë se ndihet i lumtur që një ish-pjesëtare e menaxhmentit të tij ka arritur të performojë në një ngjarje kaq të madhe si Kupa e Botës. “Ndihem i lumtur që Era ka qenë pjesë e ekipit tim. Performancë e mirë dhe jam krenar që një kosovare ka arritur kaq shumë”, ka thënë për Insajderin, shkruan Prive. Kujrojmë që Shoshi ka menaxhuar karrierën e Istrefit si këngëtare deri në vitin 2017.