Nuk pritej, çifti i njohur shqiptar ndahen në prag të martesës

Këngëtari i hitit “Kthehu ti”, Blero Muharremi prej disa vitesh po jeton historinë e dashurisë me modelen Afrona Dika, të cilët siç kanë shkruar mediat kosovare së fundmi pritej të martoheshin. Mirëpo pikërisht kur gjërat mes tyre po shkonin mirë, çifti duket se po i jep fund. Edhe Blero, edhe Afrona me postimet e tyre kanë lënë të kuptohet se lidhja e tyre është në krizë. Ishte Blero ai që postoi foton e vajzës së tij, Tara ndërsa shkruan se në jetën e tij nuk do asnjë tjetër përveç saj. Pak më vonë edhe Afrona postoi një foto në Instastory ku shkruant: “Nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem”.Siç bën të ditur “Prive”, çifti as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një krizë e shkurtër apo ndarje përfundimtare për Bleron dhe Afronën.