Nuk pritej, Almeda Abazi bën deklaratën e fortë për Elvana Gjatën

Almeda Abazi është një nga personazhet më të komentuara shqiptare, e cila ka qenë mjaft aktive në Instagram gjatë kësaj kohe në karantinë.
Së fundmi, Almeda i është përgjigjur pyetjeve që shumë fansa i kanë bërë në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur atë se cila është këngëtarja më e mirë shqiptare për të.
Almeda pa hezitim ka treguar artisten e saj të preferuar shqiptare. Ajo është përgjigjur me emrin e Elvana Gjatës, duke e cilësuar atë si mbretëreshë.
“A është kjo një pyetje? Sigurisht që mbretëresha Elvana Gjata”, ka shkruar ajo.