Nuk prisnim ta shihnim ndonjëherë në reality-show, Elsa Lila pjesë e “Ferma VIP”

Nesër në mbrëmje, “Ferma VIP” pritet të fillojë në ekranin e Vizion Plus në moderimin e Fjoralba Ponarit. Gjithashtu do të jetë 24 orë në dy kanale të dedikuara në Tring.

Mes shumë emrash që janë diskutuar si konkurrentë, burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se një ndër to do të jetë këngëtarja Elsa Lila.

Elsa u rikthye në Shqipëri prej disa kohësh, e padiskutim do të jetë një personazh surprizë për t’ju përkushtuar punëve të vështira të Fermës.

Emra të tjerë si: Adrola Dushi, Sinan Hoxha, Çiljeta Xhilaga, Florjan Agalliu, Marjana Kondi janë konfirmuar deri tani si disa nga 16 fermerët që do të nisin rrugëtimin në “Ferma VIP”.

Ora News