“Nuk po ndihem aq mirë”/ Bashkëshorti i Fjolla Morinës publikon foton nga shtrati, jep lajmin se gjendja e tij shëndetësore…
Finsik Syla, bashkëshorti i Fjolla Morinës, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se është infektuar me variantin Delta të Covid-19, edhe pse është vaksinuar. Biznesmeni ndau lajmin me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, me anë të një fotoje që publikoi në Instastory.
Ai shfaqej i shtrirë dhe tregoi se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Megjithatë, ai shton se vaksinimi e ka ndihmuar që ta përballojë këtë virus më mirë se ç’do të ishte në gjendje ta luftonte nëse do të ishte i pavaksinuar.
“Të dahsur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid-19, variantin Delta. Nuk po ndihem edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar, do të isha edhe shumë më keq.
Porosia ime për të gjithë është: Ju lutem vaksinohuni sa më parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ishte statusi i plotë i Sylës në rrjete sociale.
Katër ditë më parë, Fisniku ngriti dyshimet se partnerja e tij, Fjolla Morina kishte dalë nga burgu. Ai publikoi në Instagram një foto në të cilën shfaqej krah këngëtares dhe me vajzën e saj të vogël në krahë. Ishte pikërisht ky imazh që biznesmeni kishte zgjedhur për të uruar të bijën e artistes me rastin e ditëlindjes së saj.
Fjolla Morina u arrestua disa javë më parë nga policia në një nga lokalet në Prishtinë. Gjykata e Prishtinës e dënoi atë me 6 vite burg për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike”.