“Nuk po ma ndjen që …”- Sara Hoxhës nuk i pëlqeu kjo foto, por Ledri Vula e publikoi

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Ata priten të bëhen prindër së shpejti dhe herë pas herë ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre personale.

Së fundmi, këngëtari postoi një foto nga pushimet me të dashurën e tij, që do e bëjë baba për herë të parë.

Por duket se ky imazh nuk i ka pëlqyer aspak Sara Hoxhës. Këtë e tregoi vetë Ledri Vula, i cili në përshkrimin e fotos shkroi: “Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë.”

Në imazhin e ëmbël, çifti shihen në një jaht duke qeshur me njëri-tjetrin. Ndërsa në sy bie barku i rrumbullakosur i Sara Hoxhës që po rritet çdo ditë e më shumë.

Pak kohë më parë Ledri dhe Sara zbuluan që do bëheshin prindër të një vajze ndërsa plasnin nje tullumbace ku dolën shirita rozë.


/Panoramaplus.al