NUK PËRSHËNDETËN NJËRA TJETRËN/ Gazetari i njohur deklaratë të fortë për Elvanën dhe Tunën

Gjatë premierës në Kosovë të filmit “2 gisht mjaltë” që po bën namin në kinematë shqiptare dhe ka thyer rekorde në shitjen e biletave, u diskutua edhe marrëdhënia mes dy këngëtareve, Elvana Gjatës dhe Tunës.

Megjithëse vajzat u përshëndetën para mediave, në rrjet qarkulloi një video ku dukej sikur Elvana dhe Tuna e kishin injoruar njëra-tjetrën, edhe pse ndodheshin shumë pranë.

Sipas “Intv”, gazetari i njohur Shpend Lipa është shprehur se marrëdhënia mes dy këngëtareve është e mirë vetëm në syrin e publikut.

Elvana-2

“Unë e pashë atë natë që relacioni i Elvanës dhe Tunës është i mirë vetëm në syrin e publikut. Ato u përshëndetën në rastin kur kishte shumë media dhe shumë publik rreth tyre, pra e bënë vetëm për show. Ndërkohë kur u ulën afër njëra-tjetrës, nuk patën asnjë reagim.”, është shprehur Shpendi, megjithëse Elvana publikoi në Instastoryn e saj një foto krah Tunës dhe Armendit, duke shprehur shumë dashuri për ta.