Nuk përmbahen më, Kiara dhe Luizi ndajnë foto në shtrat

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli, vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale.

Këtë herë, ka qenë Kiara ajo që ka publikuar një fotografi të veçantë në Instagram, ku shfaqet përkrah Luizit në një moment të qetë dhe të përzemërt.

Në foton e ndarë, Kiara ka zgjedhur të ndajë këtë çast të qetësisë me ndjekësit e saj, duke i uruar një “natë të mirë”.

Imazhi është komentuar si një ndër më të natyrshmit dhe më të sinqertët që çifti ka postuar kohët e fundit, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që ekziston mes tyre.

Reagimet nuk kanë munguar.

Fansat kanë shpërndarë dhjetëra komente pozitive, duke shprehur mbështetjen dhe dashurinë për çiftin që fitoi zemrat e publikut që nga koha e tyre në “Big Brother VIP”.

Shumë prej ndjekësve i cilësojnë Kiarën dhe Luizin si simbol të një dashurie të vërtetë, që ka kaluar përmes sfidave dhe tashmë po shijojnë qetësinë dhe lumturinë.

Ky postim është një tjetër dëshmi e afërsisë së çiftit me publikun dhe dëshirës së tyre për të ndarë momente të zakonshme, por të mbushura me dashuri, nga përditshmëria.

Në një kohë kur figurat publike shpesh tregohen të rezervuara për jetën private, Kiara dhe Luizi vijojnë të jenë shembull i një lidhjeje të hapur, të ndershme dhe të dashur. /Prive By Liberta Spahiu