Nuk përmbahen Bora dhe Donaldi: Të kisha ngrënë edhe njëherë

Bora dhe Donaldi morën vëmendjen me paraqitjen e tyre mbrëmë në dasmën e Kleas dhe Elgitit. Fotot e realizuara pas dasmës, në ambientet e hotelit ku kanë qëndruar, Bora i ka postuar sot dhe duhet thënë i ka vënë flakën Instagramit.

Brenda pak orësh fotot kanë arritur mbi 100 mijë pëlqime. Bora e Donaldi shfaqen shumë të lumtur dhe nuk kanë munguar as komentet, mes tyre dhe një koment nga Donaldi.

“Të kisha ngrënë edhe njëherë”, i komenton Donaldi Borës, e cila i ka shoqëruar fotot me fjalën “Sheqer”.