Nuk përballoi dot izolimin, milioneri i famshëm i jep fund jetës, hidhet nga kati i 27-të i ndërtesës
Producenti i filmave dhe filantropi i njohur Steve Bing ka vrarë veten në moshën 55-vjeçare.
Ish-partneri i aktores, Liz Hurley është hedhur nga kati i 27-të i apartamentit të tij luksoz në Los Angeles.
Ai është hedhur rreth orës 13:00 ditën e hënë dhe sipas burimeve biznesmeni ishte në depresion për shkak të mungesës së kontakteve sociale ndërsa qëndronte i izoluar.
Steve ia dedikoi jetën e tij filantropisë, politikës dhe prodhimit të filmave si Get Carter dhe Polar Express.
Ai është baba i dy fëmijëve. Milioneri ka një djalë me aktoren Hurley, Damian dhe një vajzë me tenisten Lisa Bonder, Kira Kerkorian.
Të dy fëmijët iu nënshtruan testit të ADN-së për të provuar se Steve ishte babai i tyre.
Ish-bashkëshorti i Bonder, miliarderi Kirk Kerkorian punësoi një detektiv privat për të marrë një provë të AND-së nga Bing.
Steve dhe Hurley gjithashtu u përfshinë në një proces gjyqësor për të vërtetuar se Damian ishte djali i Bing.
Pasi gjykata urdhëroi bërjen e një testi të AND-së u vërtetua se Damian ishte djali i tij.
Ai raportohet se nuk ka qëndruar afër asnjërit prej fëmijëve por i ka mbështetur financiarisht.
Ish-presidenti Bill Cilton, një mik i milionerit dhe marrës i donacioneve të tij përmes fondacionit Clinton Foundation, i bëri homazhe duke thënë: “E doja shumë Steve Bing. Kishte një zemër të madhe dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka që të mundte për njerëzit. Do më mungojë ai dhe entuziazmi i tij. Shpresoj të ketë gjetur paqen.”
/Panoramaplus.al