Nuk pëmbahen në publik, aktori i Hollywood skena intime me të dashurën në parkingun e aeroportit

Aktori i Hollywood, Shia LaBeouf është kapur në moment intime me të dashurën e tij të re, Margaret Qualley në Los Anxhelos.

Aktori po merrte partneren e tij nga aerporti kur u fotografuan duke u puthur, përqafuar dhe prekur me njëri-tjetrin.

Skenat intime filluan përpara se ata të hynin në makinë, dhe në një moment Margaret Qualley i vendos këmbët e saj përreth atyre të aktorit ndërkohë që putheshin, duke mos përmbajtur veten edhe pse ishin në publik.

Më pas u futën brenda makinës, ku filluan sërish të putheshin.

Shfaqja publike e dashurisë vjen vetëm disa muaj pasi ata të dy portretizuan dy të dashuruar pasionantë në filmin ‘Love Me Like You Hate Me’.

Në pamje, 26 vjeç dhe Shia, 34 vjeç, shfaqen në skena seksuale. Qualley është një nga tre fëmijët që aktorja Andie McDowell ka me ish-burrin e saj Paul Qualley, me të cilin u martua në 1986 dhe u divorcua në 1999.

Ndërkohë LaBeouf akuzohet se nga këngëtarja Tahliah Debrett Barnett se abuzoi fizikisht dhe seksualisht me të gjatë lidhjes së tyre të shkurtër që përfundoi në vitin 2019.

/Panoramaplus.al