Nuk paskan fund! Një tjetër vajzë publikon mesazhet flirtuese me Adam Levine: Pëlqente gjithmonë fotot me të pasmet e mia…

Një tjetër vajzë ka dalë në rrjetet sociale dhe ka akuzuar këngëtarin Adam Levine se i ka dërguar mesazhe flirtuese në Instagram.

Vajza në fjalë quhet Ashley Russell dhe rrëfeu se në fillim të këtij viti, këngëtari i grupit ‘Maroon 5’ pa postimet e saj në InstaStory dhe pasi i kishte pëlqyer fotot i ka dërguar menjëherë një mesazh.

Duke folur për DailyMail, 21-vjeçarja u shpreh se këngëtari i shkruante asaj pothuajse çdo natë rreth orës 22:00″.

“Unë kontrolloja çdo herë që postoja një histori, e cila çdo ditë shihej gjithmonë nga ai,” pohoi Russell.

“Ai pëlqente kryesisht storyt me të pasmet e mia dhe gjithmonë do të dërgonte një mesazh me diçka që kishte të bënte me ditën e këmbëve apo të pasmeve në palestër.”

Gjatë bisede të supozuara midis 43-vjeçarit, dhe Russell, ai i shkruante asaj: “‘Dita e këmbëve. Më e rëndësishmja dhe më e lehta për t’u kapërcyer.”

Më pas thuhet se Adam e ka pyetur 21-vjeçaren: “A je në kolegj apo jo?”.

 

Russell i tha gazetës se mendonte se ishte “e çuditshme” që Levine po fliste me të por ajo donte të vazhdonte bisedën e tyre për të parë se sa larg mund ta çonte.

“Ai tha se më gjeti nga faqja e tij “Discover” në Instagram sepse ai është ‘i madh në fitnes’ dhe unë kam një llogari fitnesi. E dija që ishte e çuditshme, kështu që doja ta vazhdoja për të parë nëse përkeqësohej situata.”- deklaroi Ashley.

“Kur i thashë se do të kapej duke u ngacmuar me vajza si unë, ai më ndaloi së dërguari mesazhe”, tha ajo.

Pavarësisht se nuk fliste më me të, thuhet se këngëtari vazhdonte shikonte postimet e saj.

“Unë mendoj se ky është kuptimi i vërtetë i mungesës së respektit ndaj një gruaje. Më trishton fakti që ai është i martuar dhe e bën këtë gjë”,- tha ajo për gazetën, duke shtuar se i dukej e çuditshme që ai fliste me të ‘duke marrë parasysh moshën e tij dhe që ai është i martuar’.

“Pyes veten se si duket faqja e tij në rrjetet sociale.. të gjitha vajzat e reja? Shumë e çuditshme për mua”, përfundoi ajo.

Russell bashkohet me katër gra të tjera që kanë dalë me pretendime kundër Adam.