Nuk ndodhte prej 40 vitesh mes Lacios dhe Romës, Tare befason me manovrën e fundit
E pabesueshme, por e vërtetë Roma dhe Lacio rikthehen të bëjnë merkato mes tyre pas 40 vitesh distancë nga transferimi i fundit i kryer.
Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez, i cili nuk është përfshirë në listën e sezonit të ardhshëm nga trajneri Zhoze Murinjo ka pranuar transferimin tek klubi tjetër i kryeqytetit me bazën e 3 milionëve të eurove, shifër e njëjta sa përfiton ende tek verdhekuqtë.
40 vite distancë kur Karlo Perrone kaloi nga Lacio tek Roma dhe që atëherë asnjë lojtar i një skuadre nuk ka kaluar tek ekipi më i urryer nga tifozeritë.
Me këtë transferim historik, po merrej vetë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare i cili është duke “thyer” akullin mes dy skuadrave për transferimet e lojtarëve.
Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kalimit të ish-sulmuesit të Barcelonës tek Lacio, pasi akordi është gjendur prej kohësh.
PANORAMASPORT.AL