Nuk ndahen dot nga njëri-tjetri, Beren Saat zbulon sekretin e martesës me këngëtarin turk

Aktorja Beren Saat që prej vitit 2014 është e martuar me këngëtarin turk Kenan Dogulu.

Çifti kanë patur krizat e tyre në martesë dhe janë përfolur për ndarje, por gjithmonë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Së fundmi në një intervistë, Beren është pyetur për sekretin e martesës së tyre dhe aktorja ka treguar se sekreti qëndron tek shtëpia e tyre.

“Kjo është një lidhje e gjatë mes dy njerëzve të famshëm. Sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes sonë fshihet në shtëpinë tonë. Ne nuk mund të ndahemi sepse ne na bashkon gjithmonë shtëpia, edhe pas çdo ndarje, aty ndihemi të dashuruar sërish”-tha aktorja.

Beren zbuloi se gjatë kësaj kohe ka realizuar disa projekte me bashkëshortin e saj dhe do t’i publikojë në vitin 2021./revistawho.com