“Nuk mund të rri pa ty”/Luizi-Kiarës: Më fal me gjithë shpirt!
Mbrëmjen e djeshme Luizi i shkoi Kiarës te krevati dhe i kërkoi falje.
Luizi i tha asaj se nuk do të donte ta vinte kurrë në atë pozitë dhe se është personi i fundit që do i bënte keq.
Por Kiara i tha se ka frikë se ai do përsërisë të njejtën gjë.
Luiz: Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vendos në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi.
Kiara: Nuk po të besoj më. Më duket sikur do përsëritet e njejta gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di se sa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj. Nuk është vetëm me një më fal. Pse durove kaq gjatë për të thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo dy ditë më vonë.