“Nuk mund ta shoh jetën time pa të!”- Vajza e Michael Jackson ndahet nga i dashuri
Paris Jackson raportohet se është ndarë nga i dashuri Gabriel Glenn, pasi pranoi se nuk e shihte dot jetën pa të, vetëm që të fokusohet më shumë tek vetja.
“TMZ” ka mësuar se Paris Jackson ka vendosur të ndahet nga Grabriel në mënyrë që të ketë mundësinë t’i përkushtohet vetes. Çifti filloi të shoqërohej për herë të parë në nëntor të vitit 2018.
Në finalen e serialit “Unfiltered: Paris Jackson and Gabriel”, ku çifti ndan me ndjekësit çdo gjë nga jeta e tyre, ajo shpërtheu në lot teksa mendoi se si do të ishte pa Gabriel-in.
Gabriel tha: “Që kur filluam të dilnim bashkë, thamë që nëse marrëdhënia në çift nuk do të funksionojë, gjithmonë do të mbeteshim pjesë e bandës”.
Në fund të shfaqjes, Paris pranoi se donte të rritej si person, por ishte e pasigurte nëse shfaqja do të vazhdonte pa Gabriel-in.
Paris foli për marrëdhënien e tyre dhe për atë që ka mësuar nga ajo: “Gabe më tregoi se dashuria ekziston, jo vetëm në filma. Nuk është aq e bukur sa ç’duket në filma. Mund të bëhet e shëmtuar. Por mund të bëhet edhe më e bukur se nëpër filma.”
Më pas ajo shtoi: “Dhe është e mundur. Dhe ai më bën të mos ndihem vetëm. Ai ka patur një ndikim tek unë dhe në jetën time në mënyra, të cilat as nuk mund t’i përshkruaj. Nuk mund ta shoh jetën time pa të.”