“Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë”- Justin Bieber zgjodhi fjalët më të ëmbla për 24-vjetorin e lindjes së partneres së tij

Sot Hailey Bieber feston 24-vjetorin e lindjes dhe partneri i saj, Justin ka zgjedhur që t’i bëjë një dedikim të bukur.

26-vjeçari postoi në llogarinë e tij në Instagram disa nga fotot më të bukura të bashkëshortes, të cilat i ka shoqëruar me disa fjalë të ëmbla e romantike.

Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam shtëpia kudo që ti të jesh.

Ti je vendi im i sigurt. Jam plotësisht dhe kryekëput i fiksuar me atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe është që të plakem me ty.

Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar Justin.

Justin dhe Hailey u martuan në vitin 2018 në një ceremoni private.